Pas katër ditësh luftime mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për territorin Nagorno-Karabakh, secila palë po i shfaq fitoret e veta në terren.
Të dyja pretendojnë ta kenë nën kontroll territorin e kontestuar tash e 30 vjet.
Zyrtarisht, Nagorno-Karabakah i përket Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë që pas luftës mes këtyre shteteve (1992-1994).
Por, cila është fuqia e dy shteteve?
Azerbajxhani, presidenti i të cilit, Ilham Aliyev, ka thënë se nuk do të ndalë luftën derisa të kthejë nën kontroll territorin, është bindshëm më superior, si në personel e pajisje ushtarake, ashtu edhe në buxhet.
Por, jo gjithnjë luftërat janë fituar nga ushtritë më të mëdha.
