Barcelona ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Celta Vigo.
Mysafirët shënuan me rezultat prej 3 me 0, transmeton KOHA.
Ishte Ansu Fati që i dha epërsinë Barcelonës në minutën e 11, pas asistimit nga Coutinho.
Në minutën e 42 Barça mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Lenglet u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Megjithatë, në pjesën e dytë arriti të shënojë edhe dy gola.
Në minutën e 51 Olaza shënoi autogol, pas një driblimi të jashtëzakonshëm të Leo Messit.
Kurse golin e fundit në këtë takim e shënoi Roberto në minutën e 90+5.
Barelona tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve, derisa Celta ka pesë pikë.