Majori i Ushtrisë Shqiptare, Klodian Tanushi, i cili ishte plagosur gjatë kësaj jave gjatë ushtrimit ushtarak të NATO-s në Letoni, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
“Një lajm
tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në
misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak
çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë
familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë
atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.
Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!” ka shkruar Xhaçka në Facebook.
Sot i është dhënë lamtumira
e fundit në Shqipëri me ceremoni ushtarake, ushtarakes shqiptare e cila ka
humbur jetën po ashtu në Letoni nga shpërthimi i një mjeti eksploziv.