Në Portland, shteti federal Oregon, mbrëmë një grup prej rreth 200 demonstruesve i ka rrëzuar statujat e presidentëve të SHBA-së, Abraham Linkoln dhe Teodor Ruzvelt.
Siç kumtoi televizioni Foks News, dy monumentet janë rrëzuar diku rreth orës 21:00 sipas kohës lokale, ose ora pesë sipas kohës së Evropës së Mesme. Gjatë natës, e mbushur me turma dhe trazira, demonstruesit e kanë thyer hyrjen e Shoqatës historike të Oregonit dhe xhamat e shumë objekteve të tjera dhe kanë vendosur pllakata me mesazhe antiraciste.
Protesta në rrjetet sociale u promovua si “Dita e urrejtjes së popujve autoktonë”.
Në SHBA sot është festë kombëtare – Dita e Kolumbos, në nder të evropianit të parë i cili ka lundruar deri në tokën e Amerikës. Në shumë shtete federale kjo festë tani është hedhur poshtë dhe është zëvendësuar me Ditën e popujve autoktonë, për shkak se në shumë vende mendimi i përgjithshëm i pranuar se me ardhjen e Kristofer Kolumbos ka filluar dhuna shumëshekullore dhe shfarosja e popujve autoktonë të Amerikës.