Sot mbushen 38 vjet nga rënia e Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz, gjatë përleshjes së armatosur me forcat ushtarake-policore jugosllave.
Familja Meha ishte e njohur për aktivitete politike kundër sistemit të regjimit, dukuri jo e rrallë në Prekaz të Drenicës. Familja e tyre ishte e njohur për kullën e Mehajve, e të atit Nebihut.
Tahir Meha në këtë përleshje sipas mediave jugosllave vrau 9 dhe plagosi 2 policë serbë.
Për aktivitetet e tij kundër pushtuesit shpesh nga adhuruesit e rrugës së tij thirret me titullin popullor “Burri i dheut”.
Sipas shkrimeve të mëhershme, Tahiri me babanë e tij kanë luftuar për 20 orë.
Për nder të dëshmorëve Meha, dhe 20-vjetorit të rënies së Malush Ahmetit dhe 32 dëshmorëve, Komuna e Skenderajt ka njoftuar se mbahet akademi përkujtimore në Qendrën e Kulturës dhe Artit “Hasan Prishtina” në Skenderaj.