Vrenezi shkëlqen, shënon dy gola dhe asiston në fitore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Futbollisti kosovar, Albion Vrenezi ka shkëlqyer të premten në ndeshjen e Bundesliga 2 të Gjermanisë, ligë që vlerësohet shumë lartë për cilësinë që ka.

Vrenezi 27-vjeçar, shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër në fitoren 3:0 të Jahn Regensburg ndaj Eintracht Braunschweigut.

Vrenezi shënoi për 1:0 në minutën e pestë. Asistoi për 2:0 në minutën e 61-të, ndërsa vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 79-të. Për të ishin golat e parë këtë edicion.

Ai ka luajtur në pesë ndeshjet e këtij edicioni.

Share This Article