Kryeministri Edi Rama ka folur nga parlamenti për grevën e naftëtarëve, duke thënë se në asnjë mënyrë nuk do të lejojë precedentin që sipas tij sugjerojnë grevistët me kërkesën e tyre për zgjidhje pa dalë nga ‘ngujimi’.
Rama tha se Shqipëria nuk është më në komunizëm dhe se ai nuk mund të lejojë precedentin kur punonjësit e një kompanie me pronësi private t’I drejtohen për para shtetit kur privati nuk i paguan.
Deklarata e Ramës:
Ata nuk marrin rroga, sepse fabrika nuk punon. Është e rëndësishme që në përpjekjen tuaj të sinqertë për të ndihmuar njerëzit, përgatituni. Nga dëshira për t;i ndihmuar nga padija mund të bëni dëm. Nga ana tjetër është e pavërtetë që unë hesht. Ne dëgjojmë dhe dëgjojmë shumë mirë.
Por ka një problem, punonjësit e një kompanie private e cila falimenton, trajtohen nga shteti me asistencë sociale. Ky është detyrimi që ka shteti.
Çështja është se ne jemi të dëgjueshëm ndaj hallit të tyre, ne e dimë që ata nuk janë aty për asistencë sociale. Asistenca implikon largimin përfundimtar prej aty. Ata duan paga. Nga kush i duan pagat? Nga shteti. Si mund të jetë që një ndërmarrje private falimenton, ata futen në grevë dhe i kërkojnë pagë shtetit.
Nuk jemi më në komunizëm. Marrëdhëniet e punës dhe marrëdhëniet mes individit dhe shtetit kanë ndryshuar. Këtë gjë njerëzit në grupe të caktuara nuk duan ta kuptojnë.
Thënë të gjitha këto unë po ua përsëris çdo ditë. Mbase dhe ju më ndihmoni mua meqë keni kontakt, që ato ta mbyllin grevën
Kjo qeveri nuk bashkëbisedon nën presion. Nuk i lejojmë veten, që këtu të krijohet precedenti që je i pakënaqur me sipërmarrësin, ti futesh në grevë dhe merr ato që kërkon pa pranuar të dëgjosh edhe palën tjetër.
Përfitoj nga rasti t’ju ftoj dhe ju që të bashkoheni me mua në përpjekje që zonjat ta mbyllin grevë. Sa kohë janë aty bisedimi nuk do ndodhë. Kjo është parimore, jo se nuk dua unë, por janë parimet që funksionon shteti dhe qeveria.