862 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24-orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 14 pacientë të tjerë të vdekur.
Ndërkaq, njoftohet se janë shëruar 223 persona.
Në Maqedoninë e Veriut janë 8587 raste aktive me koronavirus.