Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ashpër deklaratave që kryeministri Rama bëri në Kuvend ditën e hënë se ai mund të përfundojë dëshmor kombi.
Kreu i Shtetit i bëri thirrje Kryeministrit të mos provokojë trazira duke e quajtur qen bir qeni.
Meta e paralajmëroi Ramën të mos e provokojë pasi mbaron punë me të për dy minuta.
Deklaratat Ilir Meta i bëri në emisionin ‘Zonën e lirë’ të gazetarit Arian Çani, ku madje i kërkoi që të ftojë urgjent Ramën në studio për një përballje televizive me të.
Pjesë nga intervista
Arian Çani: Tani kjo të bëhet mbret nuk është e vështirë, por të bjerë dëshmor, çfarë domethënë kjo? Ma deshifro pak se ti e njeh këtë personazh prej vitesh. Ç’është ky kod, se ky kod më duket, kod i frikshëm madje.
Ilir Meta: Tani e para njëherë që të frikësohet luani nga lepuri kjo nuk ndodh, e para. E dyta, lepurin e kanë kapur në çark dhe nuk i thotë dot popullit shqiptar që unë jam peng. Ia kam thënë edhe më përpara që aq trim sa Izetbegoviçi nuk është. Ish-presidenti i Bosnjë Hercegovinës dhe kur e kapën serbët peng në aeroportin e Sarajevës, i bënë një tradhti kombëtare kur u kthye nga Portugalia, edhe i vunë pistoletën tek koka dhe i thanë se nuk pranoi marrëveshje në Portugali zotëri thuaji atij zv/presidentit që t’i tërheqë këta. E lidhën. I tha jam Presidenti i Bosnje Hercegovinës. I thanë President ku je. Po tha Unë jam peng tha ju vazhdoni luftën. Ata nuk e vranë sepse do ta bënin pesë herë më shumë hero. Kjo meriton një duartrokitje për atë burrë shteti.
Arian Çani: Një bigup për Izetbegoviçin. Reagim.
Ilir Meta: Kjo ishte për ti bërë të qartë se ai bën i fortë me shqiptarët duke shpërdorur mbipushtetet që i ka vjedhur, i ka grabitur, më antikushtetuese, etj., por meqë thotë dëshmor, ai është një këlysh blloku që ka të bëjë me një President nga Skrapari, e para. E dyta, ta dëgjojë ai dhe shqiptarët, po i them sot mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri siç ke bërë për këto vite për llogari të Sorosit dhe për llogari të miqve të tu serbë. Nuk ke të bësh me Ilir Metën, por me 10 mln shqiptarë, prandaj nuk del në studio ai. Çuni Kristaqit që u thotë shqiptarëve në parlament që jam krenar për babain tim. Pse partizan e kishte babain ai. Babai i tij ishte 10 vjeç kur mbaroi lufta. Jam krenar pse ka varur Havzi Nelën. Dakord, në vitin ’88. Kështu që duhet t’i kemi gjërat të qarta, i kam paralajmëruar miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë, kodet e këtij nuk i llogaris fare. Ky është një zero me hiç për dy minuta. Ati të ketë kujdes se ka 4 vjet, 5 vjet që provokon vendin tonë, vë në diskutim në mënyrën më tradhtare kufijtë e Kosovës, bën lojë për të ngatërruar Shqipërinë me vendet e tjera, për ta futur si sanduiç, sa andej sa këtej. Zotëri, ka ardhur momenti që këtu do të ketë një ndarje përfundimtare midis shqiptarëve dhe shqipfolëse, midis patriotëve dhe tradhëtarëve, midis të shiturve dhe atyre që duan Shqipërinë. Kjo që ka thënë ai është një gabim shumë i madh se unë e kam lajmëruar që në Pogradec. Më dëgjo me vëmendje.
Arian Çani: Mund të na e kujtosh.
Ilir Meta: Ajo që kam thënë unë, kam bërë një paralele me Kilin, ku ndodhi një grusht shtetit kundër një presidenti Legjitim, por i cili për disa politika shumë të majta e futi vendin në një kaos që i dha një pretekst ushtrisë dhe gjeneralit Pinoçeti për të bërë atë që bëri. Ai u tregua burrë, për aq sa bëri qëndroi deri në fund.
Arian Çani: Aliende.
Ilir Meta: Ndoshta ky këtë ka parasysh. Unë i them që ti s’je Pinoçet, je pinok, ti je një mashtrues dhe unë s’jam Aliende. Unë jam Ilir Meta dhe unë jam nga Skrapari. Këtë ta dish mirë ti dhe kushdo tjetër.
Arian Çani: Ka vajt keq puna.
Ilir Meta: Jo. Mua të më thotë ai dëshmor, ai qen bir qeni. Ai që thotë Vojo Kushi. Vojo Kushi është president sot, janë 10 milionë shqiptarë Vojo Kush. Këtë ta dish ti dhe ata maskarenj, diplomatë kingfilmat e tu që vë në telefon që ti thonë Presidenti mbasi Venecia thotë Ardian Dvorani shkatërroi gjykatën Kushtetuese, ti thonë, prano ti këtë se ndryshe do dalësh kundër nesh. I thuaji Sorosit të vijë të bëjë investime. Të zbrapsë Sorosi Shqipërinë për llogari të veta, kjo nuk ndodh. Ta kam thënë para dy vjetësh se keni 5 vjet që mbani peng këtë vend e këtë shtet. Pikë.