Mbi 60 mijë raste të reja me COVID-19 në Francë

albnews
By
1 Min Read

Franca ka regjistruar 60 mijë e 486 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nga COVID-19, kanë vdekur 828 persona.

Rastet e sotme të regjistruara në Francë, raportohen të jenë rekorde, shkruan Reuters.

Në anën tjetër, Italia ka regjistruar 37 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 446 vdekje.

Share This Article