reqia do të ndërmarrë një veprim që e bën për herë të parë, ku do të vendosë trupa ushtarake në ishullin e Othonoit, ishulli më perëndimor i saj dhe që është afër ujërave territoriale shqiptare në Detin Jon.
Lajmi njoftohet nga gazeta greke “Ta Nea”. Duke cituar burime të saj, kjo gazetë thotë se vendosja e pranisë së përhershme ushtarake në këtë zonë, edhe pse vendi nuk ndjehet i kërcënuar ashtu si në Lindje nga Turqia, është pjesë e strategjisë së re të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në Gavdos, posta me një kapacitet prej 9 personash, u ngrit në vetëm një javë pas urdhrit të Gjeneral Lejtnant Charalambos Lalousis.
Qëllimi është prania e fortë e ushtrisë në pjesët kyçe dhe strategjike të vendit. Radari në Gavdos do të jetë në gjendje të kontrollojë zonën në një thellësi prej 30 km.
“Ta Nea” thotë se puna për të vendosur postën ushtarake në këtë ishull ka nisur edhe si kërkesë e vazhdueshme e 400 banorëve të tij.
Zyrtarisht nuk ka asnjë informacion nga ana e Qeverisë greke, por kjo lëvizje e Athinës vjen pas vendimit për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon dhe për të çuar çështjen e ndarjes së Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.