ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video) 4 hours ago
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit. 4 hours ago
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video) 4 hours ago
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Hasani: S’është ndërmarrë asgjë për të zbardhur masakrën e Dubravës

albnews by albnews
21 May, 2019
in Kosova
0
Hasani: S’është ndërmarrë asgjë për të zbardhur masakrën e Dubravës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, i cili i ka mbijetuar masakrës së Dubravës ka thënë se ajo ka qenë e planifikuar dhe e përgatitur mirë nga shteti serb, që nga udhëheqja në Serbi deri tek gardianët.

“Këtë e dëshmon edhe mbledhja e të gjithë të burgosurve nga e gjithë Kosova në Burgun e Dubravës – kjo mbledhje ishte mish për top”, ka thënë Hasani në Kuvend.

RelatedPosts

Kos: Heqim sa më shpejt masat ndaj Kosovës. Zgjedhjet lokale, të mira

Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re

Kosovë/ Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë

“Ajo çka ka ndodh në Burgun e Dubravës nuk ka mundësi të shihet as në filma. Vrasjet u bën nga ata që kishin marrë përgjegjësi t’i mbrojnë të burgosurit”.

Hasani ka treguar se për këtë çështje kanë ngritur kallëzim në Prokurorinë e Pejës më 19 janar 2017.

“Asnjë veprim nuk është marrë për 12 vjet, asnjë qeveri e jona nuk ka bërë asgjë që të zbardhet kjo masakër – se ka çarë kokën as Prokuroria e Pejës, kush ka ndikuar të heshtet ky krim, mua dhe të tjerëve na intereson se cili ka qenë qëllimi që është heshtur ky krim”?

I mbijetuari Hasani ka thënë se Masakra e Dubravës nuk mund të kalohet pa e ditur se ku është Ukshin Hoti.

“Të gjithë e dinë se atë e ka marrë nga dhoma një gardian, të gjithë e dinë se kush ka qenë komandanti i burgut dhe kush drejtori. Ata e dinë se ku është, ata dinë për fatin e Ukshin Hotit. Këta kriminelë shëtisin nëpër Serbi. Këta kriminelë duhet të arrestohen dhe duhet ta marrin dënimin e merituar. Pajtimi nuk mund të bëhet nëse nuk dënohen kriminelët”, përfundoi Hasani.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

5 November, 2025
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

5 November, 2025
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik  (video)

Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video)

5 November, 2025
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result