ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video) 4 hours ago
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit. 4 hours ago
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video) 4 hours ago
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Limaj: Për një vendim të keq të Kuvendit të Kosovës, të mos vuajnë qytetarët

albnews by albnews
21 May, 2019
in Albania, Kosova
0
Limaj: Për një vendim të keq të Kuvendit të Kosovës, të mos vuajnë qytetarët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh Koordinator Kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Forumi Ekonomik mbarë shqiptarë me temën  “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë – Shqipëri”.

Limaj ka thënë se prej se tash e sa vite është shndërruar në zëdhënës të prodhuesve vendorë sepse thotë se fuqizimi i bizneseve vendore nënkupton zhvillim më të fuqishëm ekonomik dhe hapje të reja të vendeve të punës.

RelatedPosts

BE propozon një “periudhë prove” për anëtarët e rinj nga Ballkani, Marta Kos: Nuk dua të shihem si komisionerja që solli kalin e Trojës

Kos: Heqim sa më shpejt masat ndaj Kosovës. Zgjedhjet lokale, të mira

E reja britanike humbi jetën gjatë zhytjes në Sarandë, Babai kërkon dënim maksimal për instruktorin

Ai ka folur edhe për takimin e djeshëm koordinues mes dikastereve qeveritare përkatëse duke thënë se koha e spektakleve politike ka përfunduar dhe është momenti i duhur kur duhen gjera konkrete.

“Ne kemi pesë vendime që janë marrë në mbledhjen e Pejës. Të pesë marrëveshjet janë në realizim e sipër. Pas kësaj mbledhje kemi krijuar grupe punuese për të përcjellë sa po realizohen ato marrëveshje. Kosova dhe Shqipëria do ta ketë çmimin më të lirë nga  15 qershori përkatësisht nga 1 korriku dhe qytetarët tonë nuk do të paguajnë atë çmim. Nga tani ka filluar njohja e patentë- shoferëve. Sa i përket qarkullimit të qytetarëve në pikën kufitare Morinë – Vermicë, kanë qenë disa probleme teknike për qarkullim të njerëzve në pikën kufitare dhe në bashkëpunim të ngushte ministritë përkatëse do t’i largojnë ato pengesa të cilat shkaktojnë telashe për të lëvizur”, ka thënë Limaj në këtë tryezë të zhvilluar në Tiranë.

Sa i përket marrëveshjes për njohje të certifikatave, ai ka bërë me dije se janë mbi 42 certifikata të cilat njihen në mënyre reciproke dhe çdo certifikate që lëshohet nga një agjencion ën Tiranë dhe Prishtinë njihet anasjelltas. Limaj ka folur edhe për pikën doganore në Durrës për të cilën thotë se janë vërejtur disa probleme në funksionim dhe të cilat do të rregullohen brenda një periudhe të shkurtër.

“Çështja e skanerit dhe taksa e rrugës. Kem biseduar një kohë të gjatë për të parë si mund të dalim nga kjo situatë. Ne jemi të vetëdijshëm se Shqipëria ka obligime shtetërore, por ne mendojmë se për një vendim të keq të Kuvendit të Kosovës të mos vuajnë qytetarët e Kosovës dhe anasjelltas”, ka shtuar Limaj.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka ftuar Qeverinë shqiptare dhe Shoqatat Tregtare nga Shqipëria të bëjnë listën nëse kanë ndonjë pengesë burokratike apo të çfarëdo natyre nga Kosova.

“Ne do të donim që bizneset të bëjnë konzorciume për të synuar tregjet e treta. Ne ju ftojmë ta gjeni interesin e përbashkët dhe kompanitë të konkurrojnë në tregjet e treta. Preokupim im është klasifikimi. Korridori i TAP-it. Ne jemi të interesuar për rrjetin e klasifikimit që duhet bërë në Kosovë dhe Shqipëri”, ka deklaruar Limaj.

Limaj ka ftuar dhe apeluar bizneset e dy vendeve që të gjejnë interesat e përbashkëta duke u zotuar se do të eliminojnë çdo pengesë burokratike që i pengon ata në funksionim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

5 November, 2025
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

5 November, 2025
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik  (video)

Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video)

5 November, 2025
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result