Rama e Basha përplasen për menaxhimin e pandemisë Covid

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këtë të enjte kryeministri ka përcjellë një tjetër video në brendësi të spitaleve Covid për të treguar si është realisht gjendja e tyre, por kësaj here përgjigjen Basha ia ka dhënë po përmes videos.

“Dhe duan s’duan lehaqeniet e çakërdisura të opozitarizmit vulgar, agresiv, gënjeshtar, realiteti brenda spitaleve Covid është pa pikë dyshimi ai që keni parë këtu, e duke ju ftuar të shihni Pjesën e Tretë të EKSKLUZIVES, nga spitali Covid 2, në Sanatoriumin e Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë “, shkroi Rama.

https://www.facebook.com/watch/?v=657954444868444

“Shëndetësia e Edi Ramës është në kolaps të plotë. Nëse infektohesh me COVID, nuk të testojnë se s’ka tamponë. Kur të sëmurët rëndohen, nuk të mjekojnë sepse s’ka ilaçe. Nëse nuk ke para të blesh ilaçet në tregun e zi, fati yt mund të jetë tragjik”, ktheu përgjigjen Basha.

Më tutje debati mes Ramës e Bashës është ‘zhvendosur’ në twitter përmes akuzave. Rama i është kundërpërgjigjur Bashës duke thënë se drejton një opozitë që nuk i duhet as dreqit, ndërsa kreu i demokratëve ka replikuar duke shkruar se kryeministri është një dështim total.

REPLIKAT:

Rama: NJË OPOZITË QË AS NË NJË SËMUNDJE QË BIE NJË HERË NË SHEKULL NUK GJEN DOT FORCË TË BËHET BASHKË ME SHUMICËN NUK I DUHET AS DREQIT E JO MË POPULLIT SHQIPTAR!

Basha: Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë.

Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit.

Share This Article