Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar sot ne lidhje me situatën e pandemisë në Gjirokastër.
Në reagimin e tij, Shehu shprehet se “Rama siç duket me deklaratën e tij se do aktivizohen spitalet e vendit e do të rimbursohen shërbimet ambulatore, e ka fjalën për mbas “Qametit”. Mbasi u humbën muaj në pajisjen e përgatitjen, vazhdon paradoksi i i mbajtjes së bllokuar të spitaleve kryesore të vendit ndaj pacienteve Covid. Shumica e pacienteve në Gjirokastër, me gjithë problemet serioze që kanë vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, duke marrë aty midis shumë vështirësive një mjekim”, tha ai
Po ashtu, Shehu shton se “një pjesë e tyre nëpërmjet hezitimit dhe vështirësive detyrohen të transportohen në Tiranë. Disa pak infermiere vrapojnë shtëpi për t’u aplikuar terapitë e dhëna vetëm nëpërmjet alo, alo, pa kontekt direkt me mjekët, të cilët të pakët në numër dhe në konfuzion përpiqen të bëjnë më të mirën e mundshme. Te tjerë qytetarë kërkojnë me dëshpërim të sigurojnë ndonjë burim oksigjeni. Dhe të gjitha këto duke paguar nga “xhepi”. E njëjta gjë aty edhe me numrin shumë të vogël të testimeve e përgjigjet mbas disa ditëve. Ndërsa për gjurmimin e kontakteve as që bëhet fjalë, edhe brenda vete familjeve. Të gjitha këto kanë bërë që Gjirokastra e Qarku të “përmbyten” nga Covid dhe të sëmuret jo vetëm të mos marrin trajtimin e nevojshëm duke dëmtuar shëndetin, por dhe të ngarkohen me shpenzime të mëdha financiare”.