Rusia ua ka ndaluar hyrjen në territorin e saj 25 qytetarëvve britanikë në shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të Britanisë për t’ua ndaluar hyrjen 25 rusëve. Vendimin e bëri të ditur Ministria e Jashtme e Rusisë.
Britania vendosi sanksione kundër 25 rusëve dhe 25 sauditëve në korrik si pjesë e masave pas Brexit-it të ministrit të Jashtëm, Dominic Raab, i cili kishte thënë se kjo masë ka për qëllim që ta parandalojë shpëlarjen e parave.
Në listën e rusëve që iu ndalohet hyrja në Britani ka persona që Britania i cilëson si të përfshirë në keqtrajtimin dhe vdekjen e avokatit Sergei Magnitsky, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Magnitsky ishte arrestuar në vitin 2008 pasi kishte hedhur dyshime se zyrtarët rusë ishin të përfshirë në mashtrim të gjerë me taksa. Ai vdiq në një burg të Moskës në vitin 2009 pasi ishte ankuar për keqtrajtim.
“Për të gjitha temat e lidhura me vdekjen e S. Magnitskyt, ne vazhdimisht kemi dhënë komente dhe sqarime shteruese, të cilat, qartazi, Londra parapëlqen t’i injorojë”, tha përmes një deklarate zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.
Sipas saj, veprimet e Britanisë duken si përpjekje për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të një shteti tjetër dhe për të bërë trysni ndaj sistemit të drejtësisë në Rusi.