Kina ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tërheqjen nga Traktati për qiejt të hapur me Rusinë, duke vlerësuar se kjo lëvizje spikat mungesën e besimit ndërmjet ushtrive të dy vendeve. Pas tërheqjes amerikane Pekini vlerëson se do të rrezikohen përpjekjet e ardhshme për kontroll të armëve.
Traktati, ku nënshkruese nuk është edhe Kina, ia lejon secilit vend që të kryejë fluturime me qëllim të inspektimit të kapaciteteve ushtarake. Tani ka mbetur vetëm një pakt në fuqi për kontrollin e armëve ndërmjet ish-armiqve të Luftës së Ftohtë, që kufizon numrin e armëve me oka bërthamore, i njohur si Starti i ri.
Traktati skadon në shkurt dhe administrata e presidentit Donald Trump kishte bërë të ditur se nuk ishte i interesuar për zgjatjen e afatit derisa nuk anëtarësohet edhe Kina, fuqi ushtarake në ngritje. Pekini refuzon anëtarësimin. Trumpi e ka vënë në thumb të kritikave Kinën, që po mundohet të shtrijë ndikimin ushtarak në mesin e aleatëve të SHBA-së në rajon.