Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka kërkuar nga institucionet vendore që të largohen nga pozitat shtetërore të dënuarit për krime lufte dhe sipas tij kjo duhet të bëhet standard i Qeverisë.
“Inkurajuese të shohësh disa individë të dënuar duke u larguar nga pozitat shtetërore, dhe kjo duhet të bëhet standard i Qeverisë. I kënaqur të shoh mediat duke folur për një kriminel tjetër të luftës, i emëruar në detyrë. Shkarkimet do të vënë në pah respektimin e ligji”, thuhet në reagimin e ambasadorit.
Reagimi i ambasadorit Kosnett vjen pas largimit nga pozita e këshilltarit të kryeministrit Haradinaj, të ish-komandantit të UÇK-së Sylejman Selimi, i cili ishte dënuar për krime lufte nga gjykatat vendore. Kosnett kërkon që këtë ta bëjnë edhe zyrtarët tjerë shtetëror dhe kjo të jetë standard i Qeverisë.