Basha mbledh sërish grupin parlamentar

albnews
By
1 Min Read

Partia Demokratike do të mbledhë Grupin Parlamentar në orën 16:00.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka thirrur në selinë blu grupin parlamentar. Mbledhja do të zhvillohet pasditen e sotme në orën 16:00.

PD u mblodh ditën e shtunë, 25 shtator ku vendosi të mos e njohë vendimin e Konferencës se Kryetareve për mbledhje online të komisioneve.

Një ditë para mbledhjes (24 shtator) sekretari i përgjithshëm i PD-së , Gazmend Bardhi u shpreh se mbledhja e komisioneve parlamentare online është mungesë transparence dhe se opozitës po tentohet t’i mbyllet goja.  

Nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet në mbledhjen e sotme./OraNews/

Share This Article