Basha mbledh sot Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë

albnews
By
1 Min Read

Partia Demokratike do të mbledhë në orën 18: 00 të pasdites Këshillin Kombëtar dhe Kolegjin e Kryetarëve.

Në mbledhje do diskutohet vendimi i Kryesisë së PD-së për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Kjo Aleancë do të krijohet ne 61 bashkitë si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që sipas PD-së po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

Share This Article