Basha: Rama solli vetëm dështime në 8 vite, më 25 prill fiton Shqipëria

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook shkruan se në këto 8 vite vetëm dështime janë shënuar nga qeveria Rama.

Ndër të tjera Basha rendit të gjithë premtimet që ka bërë Rama me marrjen e pushtetit të tij, por që në të vërtetë ato janë dështimet e vetme të tij,

Sipas Bashës  më 25 prill Rama do të humbë e Shqipëria do të fitojë.

“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha.

E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë…

As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr…

Ju keni hequr shumë në fakt,

Aq sa keni trefishuar pasuritë

Keni rritur taksat dhe borxhin publik.

Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve.

Keni kriminalizuar politikën.

Keni kanabizuar vendin.

Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve.

Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro.

Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP.

Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë.

Jo, nuk do të harrojmë”, shkruan Basha.

https://www.facebook.com/watch/?v=212349457247782
Share This Article