Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Kavaja është shprehur se do të garojë për të qenë sërish në krye të PD.
Ish-lideri historik në fjalën që ka mbajtur në “Foltore”, u ka bërë thirrje delegatëve që të firmosin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, teksa ka garantuar se gara do të jetë e lirë për zgjedhjen e kreut te PD.
Më tej tha se në 2017, nuk duhet të ishte krah qytetarëve dhe Basha duhet të jepte dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve.
“Nuk duhet të isha pajtuar me Bashën. Në 2017 duhet të isha krah jush dhe ai duhet të ishte larguar. Ata që mbështesin Bashën të mos harrojnë një gjë: Të vendosësh besimin tek një i pabesë nuk është mençuri. I pabesi nuk mund të udhëheq asnjëherë. Sot nuk i besojnë as 5% e zgjedhësve. Nuk i besohet pengut që ka dy muaj që mediat e kontrolluara nga qeveria e vajtojnë dhe e marrin në mbrojtje. Është i pashpresë. Ju bëjë thirrje të firmosnin për Kuvendin, firmosni që të hapet një garë. Garantoj se kush do hyjë në atë garë do të ketë një garë të lirë, natyrisht njëri prej tyre do jem unë”, tha Berisha.