Çavushoglu: Problemet me Greqinë mund të zgjidhen nëpërmjet dialogut konstruktiv

 726 total views,  1 views today

Turqia beson se mosmarrëveshjet me Greqinë mund të zgjidhen përmes dialogut konstruktiv, deklaroi ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij grek Nikos Dendias, Çavushoglu tha se faktet e kryera dhe retorika provokuese duhet të shmangen në marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Është në dobinë tonë që pakicat në dy vendet të jetojnë në paqe. Kjo do të ketë reflektime pozitive”, theksoi shefi i diplomacisë turke.

Duke iu referuar pakicës turke në Trakinë Perëndimore, Çavushoglu theksoi se “nëse ata thonë se janë turq, ata janë turq. Ju duhet ta pranoni këtë”.

Ai vuri në dukje se Ankaraja është e aftë të mbrojë të drejtat e Turqisë dhe turqve qipriotë në Mesdheun Lindor.

Nga ana tjetër, Dendias tha se vendi i tij dhe Turqia mund të krijojnë një agjendë pozitive në fushën e ekonomisë

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •