Fundoset një varkë me nxënës në Nigeri, 29 të vdekur

albnews
By
1 Min Read

Së paku 29 persona kanë vdekur, përfshirë nxënës, pasi një varkë është fundosur në një lum në shtetin verior të Nigerisë, Kano.

Shumica e viktimave ishin nxënës të shkollës islamike të moshave nga 6 deri 12 vjet, që po shkonin në një ngjarje fetare, raporton BBC.

Policia ka njoftuar se shtatë të mbijetuar janë dërguar në Spital dhe se operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon.

Arsyet e fundosjes së varkës janë të paqarta, por në aksidentet e kaluara të ngjashme i ishte lënë faji mbingarkesës apo defekteve në varkë.

Share This Article