Gjermania pranon pacientët e parë italianë me COVID-19

albnews
By
1 Min Read

Gjermania është vendi i parë i huaj që i ofron Italisë transferimin e pacientëve të infektuar nga koronavirus në spitalet e tyre.

Gjashtë pacientë me COVID-19 nga Lombardia u nisën në Saksoni, si nismë e solidaritetit gjerman ndaj Italisë, shkruan TGCOM24.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Landit të Saksonisë Michael Kretschmer.
Michael Kretschmer theksoi se ai iu përgjigj një kërkese të Italisë për ndihmë.

”Eshtë një sinjal shumë i rëndësishëm që mund të ndihmojmë edhe të tjerët,” theksoi ai.
Dresden aktualisht ka 865 raste të konfirmuara të koronavirusit. Eshtë hera e parë që pacientët italianë janë transferuar në një vend tjetër të BE.

Gjermania është e gatshme të mirëpresë edhe francezët. Spitalet gjermane në zonën në kufi me Francën janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë pacientët francezë që vuajnë nga Coronavirusi shkruan gazeta Faz.

Share This Article