Johnson: Çdo shtyrje tjetër e Brexit-it do të ishte e kushtueshme dhe shkatërruese

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri britanik, Boris Johnson theksoi sot për deputetët se çdo shtyrje tjetër e Brexit do të ishte e kushtueshme dhe shkatërruese, para një votimi që njoftohet shumë i ngushtë mbi marrëveshjen për daljen nga Bashkimi Europian, arritur me europianët.

“Një shtyrje tjetër do të ishte e padobishme, e kushtueshme dhe shkarruese”, deklaroi kreu i qeverisë konservatore, 12 ditë nga data e parashikuar e divorcit.

Parlamenti britanik do të mblidhet sot për të vendosur mbi marrëveshjen e Brexit të arritur mes Londrës dhe Brukselit, 12 ditë nga data e parashikuar për daljen nga Bashkimi Europian.

Arritur pas bisedimeve të mundimshme në limitet e kohës, marrëveshja synon të zgjidhë kushtet e divorcit pas 46 viteve jetë të përbashkët duke mundësuar një dalje të qetë dhe të shoqëruar nga një periudhë tranzicioni të paktën deri në fund të vitit 2020.

Por suksesi i saj është pezulluar me miratimin nga Parlamenti britanik, që ka dhënë prova intolerance në të kaluarën. Deputetët kanë hedhur poshtë tre herë marrëveshjen e mëparshme për daljen nga BE arritur mes ish-kryeministres, Theresa May dhe 27 vendeve të tjera anëtare të BE-së./ATSH/

Share This Article