Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin britanik Boris Johnson.
Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet rajonale, duke përfshirë marrëdhëniet Turqi-Mbretëri e Bashkuar, si dhe kërkesa e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, gjithashtu edhe lufta Ukrainë-Rusi.
Gjatë bisedës, Presidenti Erdogan deklaroi se problemin kryesor e përbëjnë marrëdhëniet e Suedisë dhe Finlandës me individë dhe të ashtuquajtura organizata nën kontrollin e organizatës separatiste terroriste PKK/YPG.
Duke deklaruar se duan të jenë të sigurt se Finlanda dhe Suedia do të ruajnë vlerat e NATO-s dhe se Turqia do të kujdeset (plotësisht) për shqetësimet e saj legjitime, Presidenti Erdogan tha se reagimi i drejtë i publikut turk kundër kërkesës së vendeve që mbështesin terrorizmin për anëtarësim në NATO nuk duhet të injorohet.