Paralajmërohen me largim të përjetshëm nga puna trajnerët e atletikës

 192 total views,  1 views today

Trajnerët e shpallur fajtorë për sjellje të keqe fizike apo seksuale mund të pezullohen përjetësisht nga ushtrimi i këtij profesioni.

Drejtoresha e Atletikës në Mbretërinë e Bashkuar, Joana Coates, ka thënë se është e përkushtuar për t’i ndryshuar politikat e Atletikës në Britaninë e Madhe, në mënyrë që të ndalohen përfundimisht rastet e abuzimit, shkruan BBC.

“Aktualisht, ndalimi i ushtrimit të profesionit mund të jepet por nuk zbatohet në të gjitha rastet. Unë nuk mund të drejtoj një organizatë ku njerëzit nuk ndihen të sigurt”, ka thënë Coates.

Në këtë vendim, Coates thotë se ka ardhur pasi që është e papranueshme që trajnerët që zbulohet se kanë shkelur kushtet e licencës dhe punës së tyre, të vazhdojnë ta ushtrojnë këtë profesion. Atletet Ana Gordon, Kate Seary dhe Mhairi Maclennan i kanë grumbulluar rreth 2.000 nënshkrime që pajtohen më këto ndryshime.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •