Rikthehet Broja, sulmuesi aktivizohet në barazimin e Evertonit me West Ham

albnews
By
1 Min Read

Armando Broja ka lënë pas dëmtimin dhe sot mori minuta në barazimin 1-1 mes Evertonit të tij dhe skuadrës së West Ham.

Broja e nisi këtë sfidë nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 79-të.

Sulmuesi kuqezi mori vendin e sulmuesit tjetër të Everton, Betos.

David Moyes i beson kështu minuta shqiptarit direkt pasi kishte lënë pas dëmtimin.

Një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, pasi Broja është pjesë e listës së Sylvinhos.

Ai pritet të jetë protagonist në sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Share This Article