Si nëpër filma/ Shqiptari fluturon çantën me 4 kg kokainë nga makina në Belgjikë, policia e arreston pasi tradhëtohet nga kamerat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një operacion i policisë belge ka përfunduar me arrestimin e një të riu shqiptar që përpiqej të shpëtonte një ngarkesë prej 4 kilogramësh kokainë të pastër. Ngarkesa kishte një vlerë tregu të afërt me 200 mijë euro nëse do të ishte shitur e gjitha.

Operacioni ndodhi më 3 Shtator në zonën e Rivierenland në Mechelen.

Sipas raportimeve të “RTV”, oficerët e policisë, të cilët kishin marrë një sinjalizim për një automjet të dyshuar në Koningin Astridlaan, ndjekën makinën deri në Brusselsesteenweg. Kur ata i kërkuan shoferit të ndalonte për një kontroll, ai hodhi një çantë nga dritarja e makinës dhe vazhdoi të ikte me shpejtësi.

Çanta që u hodh nga dritarja përmbante 4 kilogramë kokainë të paketuar në dy pako të mëdha, me nga dy kilogramë secila. Pas një ndjekjeje, policia arriti ta ndalonte makinën dhe të arrestonte 22-vjeçarin shqiptar. Mjeti, dy celularë dhe një shumë e konsiderueshme parash, gjithashtu u sekuestruan.

Burri tani është nën arrest dhe do të përballet me akuzat për trafik narkotikësh. Ai është dërguar në gjykatë dhe i është vendosur masa e “arrest me burg” deri në përfundimin e hetimeve.

Share This Article