VIDEO/ Goli i Brojës, më i bukuri i raundit të pestë në FA Cup

albnews
By
1 Min Read

Spektakli dhe magjia e Armando Brojës në fushën e blertë është vlerësuar dhe nga ekspertët e futbollit anglez.

Goli i 20-vjeçarit në ndeshjen e FA Cup ndaj West Ham është zgjedhur si goli më i bukur i raundit të pestë.

Futbollisti kuqezi dribloi bukur mbrojtësit dhe tundi rrjetën, duke ndihmuar skuadrën të fitonte me shifrat 3-1.

Edhe pse u fut ne lojë në pjesën e dytë, për talentin shqiptar çdo gjë ishte shumë e thjeshtë. Fillimisht ai fitoi një penallti dhe pak minuta më vonë shënoi dhe golin e tretë për skuadrën e Southampton, që siguroi kalimin më tej.

Share This Article