Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i djeshëm në Fier ku si pasojë ka humbur jetën në vend 18 vjeçari Ermir Tare, dhe për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetën një tjetër i ri.
Bëhet me dije se për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën gjatë natës në spital Fiori Duraj 20 vjeç.
Ndërkohë policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit tip Benz i cili në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, e ka përplasur me një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, ku si pasojë humbën jetën dy të rinj dhe u plagosën 3 të tjerë.
Të plagosur kanë mbetur Rei Leskaj, Qirjak Dori dhe Klejdi Dori.
“Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan.