Protesta mbarëbotërore ndaj ndryshimeve klimatike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të rinjtë kudo përreth botës kanë vërshuar rrugët të premten për të kërkuar veprim urgjent në shmangien e ndryshimeve katastrofale klimatike, në kuadër të protestës më të madhe që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Protesta është mbajtur pesë javë para samitit të OKB-së për klimën në Skoci. Gjatë tubimit në rrugët e Berlinit, aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, ka thënë se përqendrimi i dyoksid karbonit në ajër nuk ka qenë kaq i lartë në të paktën 3 milionë vjetët e fundit.

Tubimet protestuese të lëvizjes rinore “Të premtet për të Ardhmen”, janë mbajtur në më shumë se 1 mijë e 500 lokacione, duke nisur nga Filipinet dhe Bangladeshi, deri në qytetet më të mëdha evropiane, përfshirë Berlinin, Romën dhe Varshavën.

Protestat e kësaj të premte kanë shënuar rikthimin e tubimeve me prani fizike të aktivistëve të rinj për klimën që nga fillimi i pandemisë. Lëvizja protestuese kishte nxjerrë nëpër rrugë më shumë se 6 milionë persona gjatë vitit 2019.

Share This Article