Salianji: Rama e përdor policinë si sfond të propagandës politike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji reagoi sot lidhur me aktivitetin e zhvilluar sot për prezantimin e buxhetit 2022 për Ministrin e Brendshme, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Salianji tha se “të poshtërosh Policinë e Shtetit duke e përdorur si sfond të propagandës politike bën që çdo polic të ndihet i fyer, i poshtëruar, i pambrojtur”.

“Në këto kushte policia duket si instrument për qëllimet e Kryeministrit dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin. Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për të bashkëpunuar me llumin për të siguruar vota për Rilindjen, prandaj krimi ka marrë revansh dhe vrasjet e stilit mafioz ndodhin dhe nuk zbardhen, droga dhe krimi bëjnë kërdinë, grabitjet dhe dhuna është e përhapur kudo duke e kthyer territorin në zotërim dhe sfond të kriminelëve”, u shpreh deputeti i PD-së.

Share This Article