ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 4 hours ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 4 hours ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 4 hours ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 10 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Vlerësoj ndihmën e Shqipërisë, t’i japim fund pushtuesve

albnews by albnews
5 March, 2022
in Albania, Bota
0
Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Vlerësoj ndihmën e Shqipërisë, t’i japim fund pushtuesve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike lidhur me situatën në Ukrainë, që prej 10 ditësh ndodhet nën bombardimet ruse.

RelatedPosts

“Domani”: Mafia shqiptare po lulëzon, ndërsa Edi Rama bën PR global me fasada

Nuk e duroi dot vdekjen e djalit të saj, nëna e shqiptarit që u gjet i djegur në Greqi ndërron jetë!

Nëna e tre fëmijëve bëhet gruaja e parë e ekstraduar nga Britania në Shqipëri

Teksa kryeministri Rama i ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë me të gjitha mënyra që ajo ka mundësi edhe pse do të donte të bënte më shumë, Zelensky ka shkruar se është mirënjohës për mbështetjen e Ukrainës në këto ditë të vështira.

Rama ndan një fjalë të pakët nga biseda që ka zhvilluar me Zelenskyn ku e garanton atë jo vetëm se Shqipërisë do e mbështesë atë në OKB së bashku me SHBA si bashkëpenëmbajtës, por edhe dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë

“Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës. I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër Zelensky ka vlerësuar ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë

“Pata një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës”, shkruan Zelensky.

Lidhur me situatën në Ukrainë, Shqipëria ka rol bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB pikërisht për të dënuar sulmin rus dhe për të ndihmuar në çdo mënyrë popullin e Ukrainës.

Shqipëria ka qenë ndër të parat që ka ndihmuar Ukrainën duke e furnizuar ushtrinë ukrainase me municione. Gjithashtu vendi ynë i është bashkuar SHBA-së dhe BE-së duke vendosur sanksione ndaj Rusisë për të dënuar agresionin e saj ndaj Ukrainës. Sanksionet janë të karakterit individual dhe ekonomik, në financë, energji, transport dhe teknologji.

Gjithashtu Shqipëria ka mbyllur hapësirën ajrore për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi, ndërsa ka ngrirë asetet e Putin, Lavrov.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result