ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 11 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 11 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 11 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 11 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 11 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Dosja e dhunimit të 11-vjeçares: Konfirmohet se vajza ishte edhe më herët viktimë

albnews by albnews
31 August, 2022
in Kosova
0
Dosja e dhunimit të 11-vjeçares: Konfirmohet se vajza ishte edhe më herët viktimë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dosja e pretendimeve për dhunim të 11-vjeçares nga Prishtina është rënduar edhe më tutje.

Vajza e cila pretendohet se është dhunuar nga 5 persona ishte në duart e institucioneve të shtetit disa muaj më parë në një rast të ngjashëm ku ajo pretendohet se ishte viktimë e trafikimit.

RelatedPosts

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Zbulohet arsenal ushtarak në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë

Peshkaqeni’ dënohet me 13 vite burg për 10 ton kokainë, Princ Dobroshi do paguajë edhe 8 milionë euro gjobë

Zyrtarisht, Prokuroria e Shtetit e Policia e Kosovës nuk kanë sqaruar nëse bëhet fjalë për dosje të abuzimit seksual apo për trafikim me qëllime të tjera mirëpo burime zyrtare kanë konfirmuar se vajza ishte trajtuar nga mbrojtësi i viktimave dhe kishte edhe mbikëqyrës nga Qendra për Punë Sociale në  Prishtinë.

Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Viktimave në Prokurorinë e Shtetit, Demë Hasanaj, ka konfirmuar për Kallxo.com se ka një dosje ku vajza është e identifikuar si viktimë e trafikimit.

“Para 3-4 muajve më duket, nuk i kam informacionet e thukëta. Mirëpo po. Në zyrë te unë është e identifikuar si viktimë”, ka thënë Hasanaj.

11-vjeçarja sipas kësaj logjike ishte nën mbikëqyrjen e organeve shtetërore në kohën kur kishte ndodhur ngjarja ku ajo dyshohet se u dhunua seksualisht nga pesë persona.

Që nga dita e djeshme Kallxo.com ka tentuar që të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, në lidhje me trajtimin e këtij rasti ku dyshohet se 11-vjeçarja ka qenë viktimë e trafikimit por asnjë nga këto institucione përgjegjëse deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë dhënë asnjë detaj.

Burime të ndryshme kanë sqaruar se për këtë ngjarje ka një urdhër nga hetuesia që të mos flitet me qëllim që skandali i dështimit të mbrojtjes së viktimës të mbahet larg syve të publikut.

Në një prononcim drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelina Sahiti, ka lënë të nënkuptohet se vajza kishte dosje të mëhershme si viktimë.

E njëjta ka thënë se rasti i 11-vjeçares ku dyshohet se ka qenë viktimë e trafikimit me qenie njerëzore është trajtuar dhe nuk është neglizhuar.

“Ka shku komfor protokollit, e kuptojmë sensivitetin e ngjarjes. Komfor përgjegjësisë së tyre, punëtorët socialë e kanë trajtu rastin, janë marrë me rehabilitimin e viktimës për aq sa ka pas hapësirë dhe kohë. Dhe ne ende jemi në trajtim të rastit. Nuk është neglizhu rasti, nuk është shpërfillë situata, është trajtu qysh në fillim, kur ka ndodh gjithçka”,  ka thënë Sahiti.

Pretendimet për dhunimin e 11 vjeçares morën vëmendjen e shtuar të publikut pas zbulimeve që personat e dyshimtë kishin edhe precedentë të mëhershëm penal. Deri më tani duke u thirrë në përgjegjësinë për mostrajtimin e duhur të kësaj ngjarje dorëheqje ka dhënë drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe drejtori i qendrës Korrektuese në Lipjan, Ali Gashi.

Në dosjen e prokurorisë përshkruhet se si ka ndodhur ngjarja.

Në dosje pretendohet që kjo ngjarje të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur.

Të tre personat ishin afruar tek 11-vjeçare dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, përderisa njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prek me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës.

Dosja e organit ndjekës tregon se të dyshuarit ia kishin hequr 11-vjeçares rrobat në park. Pasi e kishin zhveshur, në dosje përshkruhet se njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës ndërsa tjetri po e dhunonte seksualisht.

Sipas përshkrimit të prokurorisë dhunimi kishte vazhduar dhe ai i cili ia mbante duart, pastaj kishte filluar ta dhunojë seksualisht.

Pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, viktima në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër.

Ai e kishte futur 11-vjeçaren në veturë së bashku me tre persona të tjerë dhe e kishte dërguar në një vend ku kishte vetëm pemë dhe bari.

Aty përshkruhet se viktima ishte dhunuar sërish. /Kallxo.com/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result