Një burrë që deshi të mbetet anonim në Shtetet e Bashkuara, u ka dhuruar 30 milionë dollarë ndihmë për qytetarët e Turqisë dhe Sirisë, pas tërmetit shkatërrues që goditi këto dy vende.
Sipas kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif, donatori i kësaj shumë të majme është një pakistanez.
‘I prekur thellë nga anonimiteti i pakistanezit që u fut në ambasadën turke në SHBA, dhe dhuroi 30 milionë dollarë për Turqinë dhe Sirinë’, ka shkruar në Twitter kryeministri pakistanez.
‘Këto janë akte kaq madhështore të filantropisë, që i mundësojnë njerëzimit të triumfojë mbi rrethanat në dukje të pakapërcyeshme’, shtoi Sharif.
Lajmin e konfirmoi agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu. Në anën tjetër CNN ka kontaktuar ambasadën turke në SHBA për të marrë prononcim, por deri më tani nuk është bërë e ditur asgjë.