SHBA e uron Maqedoninë për nënshkrimin e Protokollit të NATO-s

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e SHBA-së në Shkup, e ka uruar nënshkrimin e sotëm të Protokollin për Anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

“Urime për këtë hap historik”, shkruan Ambasada e SHBA-së në Facebook.

Ambasadori Xhes Bejli dhe të punësuarit në Ambasadë bashkë e kanë ndjekur nënshkrimin e Protokollit.

Në mesin e 29 nënshkruesve të Protokollit që sot është realizuar në Bruksel, ishte edhe përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në Aleancë, Kej Bejli Haçinson.

Ndryshe, pas nënshkrimit të Protokollit sot në Bruksel, i njëjti duhet të ratifikohet edhe në secilin shtet anëtar të NATO-s, pas së cilës vijon edhe faza e anëtarësimit të plotfuqishëm të Maqedonisë në NATO, ku Maqedonia bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply