Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, pas një takimi me Avokatin e Popullit, Hilmi Jasharin, kanë paralajmëruar pasoja të mëdha nëse dhjetori nuk i sjell atyre pagat me rritje, sipas ligjit të ri.
Sipas SBASHK-ut, nëse ky ligj i ri nuk hyn në fuqi, për 60 mijë të punësuar në sektorin publik, do të ketë pasoja ekonomike.
Reagim thuhet se është i përbashkët nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës-SBASHK, Federatë së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës-FSSHK si dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës-SPK.
“Pas takimit të zhvilluar me Avokatin e Popullit z. Hilmi Jashari, njoftojmë opinionin e gjerë të Republikës së Kosovës se Kryetarët e të tri Sindikatave SBASHK, FSSHK dhe SPK kanë zhvilluar takim me Avokatin e Popullit, ky takim është realizuar me qëllim të qartësimit të situatës në lidhje me Ligjin e Pagave. Duke mos dashur që të ndikojmë në punën e Avokatit të Popullit të njëjtit ia kemi bërë me dije se nëse pagat e muajit Dhjetor nuk dalin me Ligj të ri atëherë pasojat janë të paparashikueshme, gjë të cilën nuk e dëshirojmë”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, nëse ky ligj nuk hyn në fuqi i atakon rreth 60 mijë të punësuar në sektorin publik dhe mund të imagjinohet se çfarë pasoja sjell për ekonomitë e tyre familjare.