Detaje të reja kanë dalë për vdekjen e ish-ministrit të parë të Skocisë, Alex Salmond, i cili drejtoi vendin nga viti 2007 deri në 2014.
Themeluesi i Partisë Alba raportohet të ketë ndërruar jetë në Maqedoninë e Veriut, teksa merrte pjesë në një forum për kulturën dhe diplomacinë që mbahej në Ohër.
69 vjeçari Salmond ishte duke drekuar me disa miq të tij në Ohër, kur një prej tyre i kishte kërkuar ndihmë për të hapur një shishe ketchupi.
Sipas dëshmitarëve, ndërsa përpiqej të hapte shishen, Salmond u mbështet në karrige dhe ndërroi jetë.
Një ekzaminim post-mortum zbuloi se shkak për vdekjen ishte ataku kardiak, teksa ish kryeministri ishte ankuar më herët për dhimbje në këmbën e djathtë.