ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë 3 hours ago
Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi 3 hours ago
Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi 4 hours ago
“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë 4 hours ago
Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

albnews by albnews
24 November, 2025
in Albania, Kulture
0
Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Veriu i Shqipërisë përfaqëson një kombinim unik të natyrës së mrekullueshme, traditës, historisë dhe kulturës. Kjo zonë po tërheq gjithnjë e më shumë interes, jo vetëm mes vizitorëve që kërkojnë aventura dhe përvoja autentike, por edhe tek investitorët që e shohin si një mundësi strategjike për zhvillim të qëndrueshëm.

Falë bukurive të saj dhe mundësive të shumta që ofron në çdo stinë të vitit, veriu po kthehet në një destinacion me potencial të lartë turistik dhe ekonomik. Vitet e fundit janë bërë përmirësime të ndjeshme në infrastrukturë dhe po zhvillohen projekte ambicioze që tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve vendas dhe të huaj.

RelatedPosts

Edi Rama nuk e futi në listë për deputet me PS, mjeku Kristo Papa i bashkohet partisë së Nigel Farage në Britani

Dy vite nga vdekja e Zef Dedës, Juli i kushton fjalët e ndjera të atit

Eksporti i vezëve në Shqipëri rrit çmimet në Kosovë/ Vlera e produktit në supermarkete tejkalon nivelet e pasluftës

1.      Natyrë e paprekur, biodiversitet i pasur

E gjithë zona e veriut të Shqipërisë ofron një kombinim të veçantë të plazheve me rërë të zezë kurative, lumenjve, liqeneve të kristalta apo kurorës së maleve dhe zonave e shtigjeve ende të paprekura. Liqeni i Komanit, lumi i Shalës, zonat malore si Thethi e Valbona, janë ideale për të shijuar natyrën, për alpinizën, apo momente qetësie në ajër të pastër.

Ndërsa parku natyror Kune-Vain- Tale që përfshin ishullin e Kunës, lagunën e Kune Vainit, pyjet përreth dhe disa ekosisteme në afërsi, është një zonë që karakterizohet nga bimësia e lartë dhe biodiversiteti i pasur me rreth 277 lloje bimësh dhe 341 specie të ndryshme shpendësh, zogjsh, amfibësh dhe peshqish.

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në

2.      Pozicioni strategjik

Me një pozicion gjeografik të favorshëm, e gjithë zona ofron qasje të lehtë me Malin e Zi, Kosovën dhe rrugët kryesore drejt Tiranës apo Durrësit.

Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës dhe ai i Kukësit janë një tjetër një tjetër nyje lidhëse që e bën edhe më të afërt distancën me shtete të ndryshme europiane e më gjerë.

Distancat e afërta dhe lehtësirat në aksesueshmëri falë përmirësimit të infrastrukturës e kanë kthyer veriun në qendër të vëmendjes si për turizëm ashtu edhe për investim.

3.      Trashëgimi e pasur historike dhe kulturore

E gjithë zona dallohet për trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike, me kështjella, manastire dhe fshatra autoktonë që ruajnë ende me krenari zakonet dhe ritualet e vjetra karakteristike të veriut të Shqipërisë.

Mikpritja dhe besa, dy shtylla të identitetit shqiptar, vijojnë të mbeten të gjalla në çdo familje, të trashëguara me përkushtim brez pas brezi.

Nderkohë trashëgimia shpirtërore dhe kulturore e veriut është vlerësuar edhe në arenën ndërkombëtare. Së fundmi, UNESCO ka përfshirë në mbrojtje Xhubletën, veshjen tradicionale të grave të veriut, të punuar me dorë dhe të njohur për formën e saj të valëzuar në trajtë zileje.

Gjithashtu, një vit më parë, K’cimi i famshëm i Tropojës është shpallur pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit nga UNESCO.

Kjo valle ritmike përbën një element të rëndësishëm të identitetit kulturor të zonës dhe interpretohet në ngjarje të veçanta ceremoniale e shoqërore, si dasma, fejesa dhe festa tradicionale.

4.      Aventurë dhe turizëm aktiv

Veriu ofron mundësi të pafundme për sporte ekstreme dhe aventurë, përfshirë hiking, rafting në lumenjtë e rrëmbyeshëm, ngjitje malore apo ciklizëm.

Një nga itinerarët më të famshëm në zonë është, kalimi nga Valbona në Theth i cili tërheq çdo vit mijëra vizitorë vendas e të huaj, të apasionuar pas turizmit aktiv.

5.      Zonë me potencial të lartë zhvillimi

E gjithë zona e veriut të Shqipërisë zotëron potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, veçanërisht atij malor dhe kulturor, forma të turizmit gjithëvjetor që ofrojnë përvoja unike dhe të larmishme për vizitorët.

Destinacione si Tale, Lezha dhe Shëngjini, po tërheqin çdo vit një numër gjithnjë në rritje turistësh dhe paraqesin mundësi të mëdha për investime strategjike në infrastrukturë dhe projekte turistike.

Këto zona kombinojnë natyrën e paprekur, aventurën, kulturën dhe trashëgiminë, duke u shndërruar në pika kyçe për zhvillime moderne dhe turizëm të qëndrueshëm.

Investimet dhe zhvillimet e fundit kanë sjellë një frymë të re në rajon, duke e kthyer atë në një destinacion dinamik dhe të gjallë, ku bukuria natyrore dhe traditat lokale shfaqen në harmoni me infrastrukturën moderne dhe mundësitë për një turizëm gjithëpërfshirës.

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

24 November, 2025
Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi

Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi

24 November, 2025
Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi

Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi

24 November, 2025
“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result