Leicester City ka prekur fundin. Vetëm dhjetë vjet pas mrekullisë historike ku fituan Premier League nën drejtimin e Claudio Ranierit, “Dhelprat” kanë rënë zyrtarisht në League One, e cila është kategoria e tretë në futbollin anglez.
Pas rënies nga elita në maj të vitit 2025, ekipi nuk arriti të stabilizohej as në Championship, duke siguruar matematikisht rënien e dytë radhazi pas barazimit 2-2 ndaj Hull City.
Presidenti i klubit kërkoi ndjesë publike, duke pranuar se nuk ka asnjë pajtim për këtë dështim. Situata bëhet edhe më absurde kur sheh kontrastin mes kategorisë ku do të luajë ekipi dhe infrastrukturës që zotëron.
Leicester do të luajë në kategorinë e tretë ndërsa disponon një qendër stërvitore prej 100 milionë eurosh, e cila përfshin 14 fusha rregullt, palestra të teknologjisë së fundit dhe madje një fushë golfi.
Një rënie e lirë për një klub që dikur sfidoi gjigantët e futbollit botëror.

