Palmer: Shqipëria e meriton hapjen e negociatave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Do të donim shumë të shihnim vendim pozitiv nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi konsiderojmë se dy vendet e meritojnë atë, deklaroi sot zëvendësndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Evroazinë, Matthew Palmer, në Forumin Ekonomik të Delfit në Athinë.

Lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së dhe nëse pret përgjigje pozitive për një kohë të shkurtër, Palmer deklaroi se mbetet në qëndrimin se refuzimi i hapjes së negociatave tetorin e vitit të kaluar ishte një gabim historik.

”Lajmi i mirë është se ekziston mundësi që të përmirësohet ai gabim në mars, në takimin e Këshillit Evropian. Shumë do të donim të shihnim vendim pozitiv nga ky këshill për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Konsiderojmë se që të dy vendet e meritojnë atë”, theksoi ai.

”Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës ishte kyç për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE.

”Gjithashtu, presim që Maqedonia e Veriut të shkojë përpara në rrugën drejt NATO-s. Mendoj se këtu mund të presim përparim shumë të shpejtë. Do të jetë ditë e shkëlqyer, diçka për të cilën punuam shumë vite”, deklaroi Palmer./ATSH/

Share This Article