Merr fund bojkoti, vendoset data e nisjes së ndeshjeve në Superiore

albnews
By
1 Min Read

Liga Profesioniste ka vendosur t’i japë fund bojkotit të kategorisë superiore.

Ky vendim është marr pas një mbledhjeje të zhvilluar nga Liga me përfaqësuesit e 10 ekipeve të Superiores dhe kreun e FSHF, Armando Duka.

Në takimin e sotëm u ra dakord që Kategoria Superiore të fillojë ditën e mërkurë, 4 nëntor.

“Të gjithë kemi një qëllim, të zhvillohen aktivitetet. Sa i takon stadiumeve, kemi pasur vështirësi edhe herë të tjera. Kjo ishte arsyeja pse u la të luhej kupa të dielën. Kështu fushat bëhen gati për të mërkurën”tha presidenti i FSHF, Armand Duka.

Share This Article