Chelsea e ka mposhtur 2-0 në udhëtim Newcastle Unitedin, për të vazhduar me formën e mirë në Premierligë, pasi e arriti fitoren e tretë me radhë.
Gjithcka u zhbllokua në minutat e para të ndeshjes.
Një harkim i bukur nga Mason Mount, ka bërë që Federico Fernandez gabimisht ta shtyjë topin në portën e gabuar, për rezultatin 0-1, në minutën e 10-të.
Në pjesën e dytë, Tammy Abraham është kujdesur ta dërgojë topin në rrjetë për 2-0, duke ia siguruar “Bluve” të Londrës tri pikë.
Pas kësaj fitore, Chelsea ka shkuar në kuotën e 18 pikëve dhe ka rrëmbyer përkohësisht pozitën e parë në renditjen e Premierligës.