Celina shënon eurogol ndaj Gilingamit

albnews
By
1 Min Read

Bersant Celina po kalon një sezon të mirë te Suonsi që pas transferimit 4 milionë euro nga Mançester Siti.

Sulmuesi i përfaqësueses kosovare ka shënuar katër gola këtë sezon në Championship.

Në sfidën e së shtunës ndaj Gillingam, të vlefshme për fazën e 1/16-ave të FA Cup, kosovari ka shënuar një perlë të vërtetë nga rreth 25 metra distancë.

Suonsi e fitoi 4-1 takimin, duke kaluar në 1/8-at, teksa goli i Bersantit ka vulosur fitoren për vendasit në minutën e 73-të. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply