Përmbytet anija me 45 imigrantë në Turqi

albnews
By
1 Min Read

Një anije me 45 imigrantë u mbyt në jug të Turqisë.

Anijet luftarake dhe aeroplanët turq po kryejnë operacione kërkim-shpëtimi, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Zyrtarët e ministrisë konfirmuan se në bord kishte imigrantë.

Ministria tha se mori informacion të enjten mbrëma se anija po fundosej 259 kilometra në jug-perëndim të vendpushimit turk Kash.

Dy fregata të marinës turke, së bashku me një aeroplan, u dërguan për të kërkuar zonën pavarësisht motit të keq.

Share This Article